Për herë të parë në SHBA hapet qendra islame turke

Qendra Fetare Amerikane do të hapet në vizitën e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilën do të zhvillojë në fund të muajit mars, raporton Anadolu Agency.

Qendra Fetare Amerikane e cila pritet të hapet gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në SHBA-të më 29 dhe 31 mars, është bërë me bashkëpunimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Fetar të Turqisë, dhe do të bëhet qendra e parë islame turke e cila muslimanët e këtij vendi do t’i bashkojë nën të njëjtën çati.
Qëllimi i kësaj Qendre Fetare është që “popullatës t’i bëhet e qartë dhe të informohet lidhur me të drejtat themelore të Islamit, të jetë udhërrëfim për popullin në bazat e besimit, adhurimit dhe etikës, zhvillimin e marrëdhënieve mbi bazat e drejtësisë, paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë".