Recetë me antibiotik natyral që shëron infeksionin urinar

Infeksionet e dhimbshme urinare më së shpeshti shkaktohet nga bakteri “e-Coli”.

Pos medikamenteve të ndryshme, ky infeksion mund të shërohet edhe me ilaçe tradicionale.

Përbërësit e nevojshëm:

250 gramë rrënjë majdanoz
250 gramë limonë me lëvore
250 gramë mjaltë
2 dcl vaj ulliri.

Përgatitja:

Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet imtësuar, e më pas të gjithë përbërësit, përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, i bashkoni në blender. Në mëngjes, para kafesë, në lukth të zbrazët merrni nga një lugë të vogël të masës. Kur ta përfundoni me konsumimin e këtij ilaçi atëherë edhe infeksioni duhet të zhduket. Mjaltin për këtë recetë ta merrni te dikush që i besoni. Limonin para përdorimit ta mbani në ujë të ftohtë me sodë bikarboni.