Në qytetin Nimes, në jug të Francës, janë zbuluar tre varre të vjetra që datojnë nga shekulli i tetë.
Sipas revistës ‘Plos one’ varret që i përkasin tre burrave me prejardhje nga veriu i Afrikës janë të kthyera në drejtim të Kibles.
Shkencëtarët kanë konstatuar se bëhet fjalë për meshkuj të moshës 20, 30, 50 vjeçar. Supozohet se meshkujt mes shekullit tetë dhe nëntë i janë bashkuar ushtrisë arabe dhe në kështu erdhën në Evropë.
Testimi gjenetik i tre skeleteve ka zbuluar se ato i takojnë berberëve, grup indigjen që ka jetuar në Afrikën e Veriut. Varret, gjatë punimeve ndërtimore në vitin 2006 janë zbuluar rastësisht, ku më pas kanë nisur hulumtimet e detajuara.
Pas testeve është zbuluar se trupat janë shtrirë në anën e djathtë, të kthyer drejt Kibles, për këtë arsye është konstatuar se të vdekurit kanë qenë muslimanë.
Më parë, në Marsejë janë zbuluar varre nga shekulli trembëdhjetë, ndërsa në Montepelier varre nga shekulli dymbëdhjetë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1456832784.jpg[/img]