Në Kërçovë mbahet akademia me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Forumi Rinor Islam - dega në Kërçovë, me rastin e 30 vjetorit të botimit të përkthimit të Kur'anit Fisnik nga akademik Feti MEHDIU, organizoi akademi solemne. Të ftuar në këtë akademi ishin: Akademik Feti Mehdiu, asistenti Liridon Kadriu dhe Mr. Ferit Zeqiri

Prezent në këtë eveniment ishin kryetari i Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari, kryetari i Forumit Rinor Islam, drejtorë të shkollave, profesorë, hoxhallarë, anëtarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam. Aktiviteti në fjalë u realizua në Hotel Restorant Arabella në Kërçovë, më ç'rast fjalë përshëndetëse pati kryetari i FRI Kërçovë, Xhemail Ahmedi, dhe kryetari gjeneral i FRI, Fisnik Shabani.
Mr. Ferit Zeqiri foli rreth vlerës dhe rolit të Kur'anit Fisnik në jetën e myslimanit, më pas Asistenti Liridon Kadriu foli rreth veprimtarisë së Akademikut Feti Mehdiu dhe idenë e përkthimit, dhe së fundmi vetë akademiku foli rreth zanafillës dhe sfidave të përkthimit, pritjes së botimit te shqiptarët dhe së fundmi dha një mesazh për rininë dhe masën.
Akademik Feti Mehdiu u dekorua nga kryetari i FRI-së Fisnik Shabani dhe kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari.