Recetë natyrale për shërimin e reumatizmit

Reumatizma është një sëmundje shumë e përhapur, sidomos te mosha e tretë. Përveç se e dhimbshme, shpesh është dhe e bezdisshme.

Studiuesit thonë që edhe duke përdorur produkte bimore mund të arrihet një rezultat i pabesueshëm.


Për ata që vuajnë nga reumatizma sugjerohet kjo recetë që shëron plotësisht këtë sëmundje:

Përbërësit:

2 kg mjaltë livadhesh,
1 litër ujë të distiluar,
250 g të jonxhës së tharë.

Përgatitja:

Jonxhën duhet ta zieni rreth një orë në zjarr të qetë. Kur të zihet, atë duhet ta kulloni, e më pas ta përzieni me mjaltin. Të përzihet mirë dhe të lihet që të ftohet.

Për një rezultat sa më të mirë, hani nga 2 lugë çdo ditë pas buke, tri herë në ditë.