Al-Azhar: Sulmet terroriste janë në kundërshtim me mësimet islame
Al-Azhar, institucion prestigjioz islam sunit në Egjipt, ka dënuar sulmet terroriste të martën në Bruksel, duke i vlerësuar si shkelje të mësimeve tolerante të Islamit.
"Al-Azhar dënon ashpër sulmet terroriste. Këto krime të tmerrshme shkelin mësimet tolerante të Islamit", thuhet në komunikatë të këtij institucioni.
"Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk bashkohet për ta luftuar këtë epidemi, të degjeneruarit nuk do të ndalen duke bërë krime të tmerrshme kundër të pafajshmëve", thuhet gjithashtu në komunikatë.
Artikulli i kaluar