Shumë shpesh dëgjojmë se dikush ka mësuar Kur'anin përmendësh, dhe kjo gjithmonë na mahnit. Por, kur dëgjojmë se këtë e ka bërë një fëmijë, atëherë kjo na mahnit edhe më shumë.
Tregimi në vijim i ngjan një mrekullie. Halid është fëmijë i cili ende nuk i ka mbushur tetë vjet. Fjalët e para që ai i foli ishin kur kishte katër vjeç, dhe ato ishin disa ajete të sures Vaki'a dhe Kehf, këto filloi t’i flasë para fjalëve mami dhe babi, të cilat janë të zakonshme tek fëmijët. Ajo çfarë është edhe më e mahnitshme tek ky fëmijë është se ky ka zhvillim mental të vonuar, nuk mund të lexoj, të shkruaj dhe ka vështirësi në të folur, ndërsa në shkollë nuk ka qenë as një ditë të vetme. Megjithatë, ky fëmijë ka mësuar Kur'anin përmendësh dhe atë në shtatë kira'ete.
Halidi jeton në një shtëpi me dy dhoma në një kamp refugjatësh në Gazza. Bashkë me të jeton edhe motra e tij shtatë vjeçare, Sundus, e cila gjithashtu ka mbetur prapa në zhvillimin mental dhe mezi lëviz.
Në Gazza situata është shumë e vështirë. Bllokada, varfëria dhe pamundësia që rasteve të tilla t’ju kushtohet vëmendje, bëjnë që fëmijët me nevoja të veçanta të janë në situatë edhe më të vështirë. Kushtet ekonomike dhe izolimi nuk i lejojnë fëmijët me nevoja të veçanta të marrin kujdesin nevojshëm mjekësor, gjë që paraqet problem të madh për prindërit e Halidit.
Megjithatë, gjyshja e tij Ummu Emxhed Musa, e cila kohën më të madhe e kalon me nipin e saj, thotë: "Edhe pse nipi im ka këto probleme, Allahu i ka dhënë atij begati dhe lumturi të madhe. Të mësosh Kur'anin është një begati e madhe dhe dëshirë e çdo muslimani."