Dje në lokalet e Muftinisë së Tetovës, para Muftiut të Tetovës prof.dr.Qani ef. Nesimi dhe dëshmitarëve, Italiania 36 vjeçare. znj. Cinzia (Fatime) Cuti deklaroi pranimin e fesë islame.
Ajo në rrëfimin e saj mbi shkaqet e pranimit të islamit, mes tjerash potencoi:
“Ishte Allahu Fuqiplotë, Ai që më udhëzoi të pranoj Islamin. Ndjehem shumë e qetë dhe e lumtur për këtë që Allahu më udhëzoi në fenë e Pejgamberit tonë të fundit, Muhamedit a.s. Nuk jam detyruar dhe nuk kam dro nga askush për këtë që pranova Islamin. Kam dëshirë që edhe anëtarët tjerë të familjes ta njohin të Vërtetën - Islamin.”
Muftiu i Tetovës, duke falënderuar Allahun, mes tjerash tha: “ Më vjen mirë që në mesin e muslimanëve sot kemi edhe një anëtarë që me vetëdëshirë pranon fenë Islame si fe të jetës së vet”
Myftiu, znj.Cinzia (Fatime) Cuti, i dhuroi një Kur’an dhe i dëshiroi jetë në përputhshmëri me rregullat e Librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit a.s.