Në Zvicër hapet muzeu i civilizimit Islam

Në La Chaux-de-Fonds, kantoni Neuchatel, të Zvicrës u hap Muzeu i Civilizimit Islam.

Pavarësisht ankesave të partisë ekstreme të krahut të djathtë (Partia Popullore Zvicerane), pas plot 15 vite punë hapi dyert për vizitorët Muzeu i Civilizimit Islam i cili përshkruhet si "Muzeu i parë modern".
Muzeu me emrin "Musée des Civilisation de l’Islam", hap në një ndërtesë historike, ku historia e civilizimit Islam, që nga lindja e tij deri në ditën e sotme, shpjegohet në gjuhët angleze, frënge, gjermane dhe arabe duke përdorur një teknologji moderne.
Në këtë muze prezantohen veprat e dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë dhe shpjegohet kontributi i islamit në zhvillimin e njerëzimit dhe qytetërimit perëndimor.