Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, gjatë fjalimit të tij ka kritikuar praktikën e festimit të festave islame në kohë të ndryshme.
Gormez, për këtë çështje ka folur të shtunën në kongresin për unifikimin e kalendarit fetar islam, kalendarit hixhri. Ai kritikoi dallimet ekzistuese në vendet islame, ku kremtimi i përfundimit të muajit Ramazanit, ndryshe festa e Bajramit festohet në ditë të ndryshme.
Në kongres morën pjesë përfaqësues nga rreth 50 vende, në mesin e të cilëve edhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i cili njëherësh është edhe kryeredaktor i Takvimit, i shoqëruar nga këshilltari i myftiut Tërnava, Vedat ef. Sahiti.
Pjesëmarrës ishin edhe astronomë dhe zyrtarë nga vendet islame në tentativë për të krijuar një kalendar unifikues për besimtarët.
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, paralajmëroi për mundësinë e ndarjes nëse çështja nuk zgjidhet. “Sot, katër popujt më me shumicë në Lindjen e Mesme, turqit, kurdët, arabët dhe persët janë në prag të një mosmarrëveshje serioze”, tha Kurtulmus. Ai shtoi se muslimanët duhet të bëjnë gjithçka për të eliminuar këtë mosmarrëveshje në botën islame.
Ndërkohë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përgëzoi Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë në organizimin e Kongresit: "Unë besoj se vendimet që do të miratohen nga dijetarët dhe astronomët e shquar do të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe do të shërbej në unifikimin e kalendarit hixhri", tha ai në një deklaratë .
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1464765055.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1464765083.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1464765096.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1464765111.jpg[/img]