Në Cyrih të Zvicrës do të mbahet debati “Toleranca ndërfetare”
Të dielën më 5 qershor 2016 nga ora 14:30-17:00 në Sallën Gemeinschaftszentrum Oerlikon (Gubelstrasse 10, 8050 Zürich), do të mbahet debati me temën “Toleranca ndërfetare“.
Të ftuar në debat janë: Verena Mühlethaler nga Kisha e hapur St. Jakob në Zürich dhe imami Fahredin Bunjaku nga Qendra Kulturore – Shtëpia e Paqes në Zürich.
Ky debat, i cili do të moderohet nga zonja Deborah Sutter (SRF), do të përkthehet njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës