Imami Bekim Alimi merr pjesë në përurimin e tunelit në Gotthard

Zvicra dje përuroi tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në në Gotthard.

Tunelin e kanë bekuar përfaqësuesit e katër religjioneve më të mëdha të përfaqësuara në Zvicër, ndërsa imami Bekim Alimi ishte aty në emrin e besimtarëve myslimanë
Ndërsa liderët e vendeve fqinje të Zvicrës – kryeministri italian Mateo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Francois Hollande – u takuan në një shfaqje të solidaritetit evropian.
Tuneli i Bazë Gotthard bashkon luginën Reuss në kantoni Uri me luginën Ticino në kantonin me të njëjtin emër dhe është tuneli i parë në histori, i cili me linjë gati direkte kalon nën një vargmal, në këtë rast Alpeve. Tuneli përbëhet prej dy gypave, njërit të gjatë 57,09 kilometra, e tjetrit 57,104 kilometra – kut të mblidhen gjatësitë e dy gypave dhe të gjitha tuneleve ndihmëse e kalimeve fitohet gjatësia e përgjithshme prej 151,840 km.