Policia e Skocisë po shqyrton mundësinë që hixhabin ta bëj pjesë të uniformës policore, në përpjekje për t’i inkurajuar gratë muslimane që ti bashkëngjiten forcave të sigurisë.
Autoriteti Skocez i Policisë (SPA) në kuadër të strategjisë së diversitetit me futjen e mbulesës në uniformë synon të tregojë diversitetin e komunitetit skocez.
Në deklaratë theksohet se me lejimin e përdorimit të shamisë, pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë për qëllim të inkurajojnë pjesëtarët e grupeve të pa përfaqësuara mjaftueshëm që të zhvillojnë karrierën e tyre policore.
Aktualisht, vetëm 1 për qind e policëve të Skocisë vijnë nga një sfond i popullatës me ngjyrë ose nga pakica, krahasuar me 4 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Oficeret femra që dëshirojnë të mbajnë shami duhet të kërkojnë leje nga udhëheqësit e tyre, të cilët me shumë gjasa mund të jenë meshkuj të bardhë, në një organizatë ku vetëm një e pesta e të gjithë posteve janë të plotësuar nga gratë.