Për herë të parë në histori program fetarë nga Aja Sofia

Televizioni shtetërorë i Turqisë ka filluar emitimin e programit fetarë në kohën e syfyrit nga xhamia Aja Sofia dhe kjo është hera e parë, që nga viti 1934 kur kjo xhami u shndërrua në muze, që në të organizohet ndonjë program fetarë.

Në kuadër të programit fetarë emitohet lexim i Kur’anit dhe ligjërata fetare, ku marrin pjesë ligjërues dhe dijetarë të ndryshëm islam.
Ky veprim shkaktoi reagime të ashpra nga Ministria e punëve të jashtme të Greqisë, e cila në deklaratën e saj ka theksuar se “veprimi i autoriteteve turke arrin shkallën e fanatizmit fetarë, dhe se veprimet e tilla nuk janë në harmoni me orientimin demokratik dhe laik të shoqërisë.
Faktorët politikë në Greqi konsiderojnë se "leximi i Kur'anit në kishë, konvertimi i saj në xhami, paraqet veprim degradues dhe mungesë respekti për të krishterët ortodoksë."
Ministria e Jashtme turke hodhi poshtë akuzat greke, duke e quajtur reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë "të papranueshme".
Një zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtme të Turqisë ka kërkuar nga Greqia që të “përdor logjikën e shëndoshë” duke thënë se “Greqia pengon ndërtimin e xhamisë në kryeqytetin e saj, në Athinë, dhe se po përzihet në çështjet e brendshme nacionale turke në Trakinë perëndimore.