Studiuesit anglezë çmontuan njërën minare, por nuk arritën që ta zbulojnë misterin, as që ta kthjnë në vend.
Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare. Që të dyja janë nga tre kate të larta dhe mund të lëkunden me një shtytje të dorës.
Por, ky nuk është vetmi mister.
Pak sekonda pasi të tundet njëra minare, nis të tundet edhe tjetra, pa u prekur.
Çudia e madhe është se minaret nuk janë të lidhura me njëra tjetrën, që të përcillen dridhjet. Përveç kësaj, minaret janë të ndërtuara vetëm me gur, nuk kanë çelik, e as ndonjë material fleksibël.
Ekzistojnë dy xhami të tilla, dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekulibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, askush ende nuk mund ta shpjegoj.
Xhamitë janë ndërtuar rreth 500 vite më parë. Kolonizatorët anglezë e kanë hequr një minare, por nuk mundën ta rikthejnë më në vend.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1465809476.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1465809509.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1465809551.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1465809574.jpg[/img]