Dy vjet më parë familja nga Doha, Katar, para shtëpisë kishte vendosur një frigorifer të mbushur me ujë, jogurt dhe lëngje falas.
Në frigorifer shkruante: “Merrni gjithçka që keni nevojë”. Në këtë mënyrë kjo familja u ofroi një numri të madh të punëtorëve freski gjatë muajve më të nxehta.
Sot, kjo familje nga Katari shpërndanë iftare për qindra punëtorë në të njëjtin vend.
Javën e kaluar një numër i madh i njerëzve në uniforma blu, qëndronin para shtëpisë duke pritur perëndimin e diellit për të marrë pjatat me ushqim dhe pijet freskuese para se të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Me buzëqeshje ata shprehnin falënderimin e tyre kësaj familje.
Në mesin e atyre që qëndronin në radhë kishte punëtorë sigurimi dhe ndërtimtarë që vinin nga vende të ndryshme të botës, nga Nepali, India, Irani, Egjipti, Afganistani, Gana dhe Filipinet.
Një anëtare e familjes kishte lutur mediat që mos ta përmendin emrin e tyre, sepse këtë e bëjnë në frymën e Ramazanit kur veprat e mira kanë më shumë shpërblime.
"Gjatë verërat ditët janë shumë të nxehta, andaj dikush duhet të kujdeset për këta punëtorë," tha ajo.
Ajo shtoi se familja, gjithashtu ndanë drekë dhe darkë gjatë gjithë vitit, ndonjëherë ushqimin e porosisin, e ndonjëherë e përgatisin në shtëpi.
Një nga punëtorët, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se e respekton humanitetin e kësaj familje dhe shpreson se bujaria e tyre do të frymëzojë familjet tjera.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1466158438.jpg[/img]