Një studim i realizuar për një kohë të gjatë ka ardhur në përfundimin se alkooli është shkaktar i drejtpërdrejtë për shtatë llojeve të ndryshme të sëmundjes së kancerit.
Siç shkruan revista shkencore “Addiction” sëmundjet të cilat vijnë si pasojë e konsumimit të alkoolit janë kanceri i lëkurës, ai i gjoksit, pastaj i zorrëve si dhe kanceri që sulmon mëlçinë, pankreasin dhe prostatën.
Është me interes të dihet se mjafton edhe një sasi e vogël e alkoolit të konsumuar për t’u shkaktuar probleme shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Edhe ata që pinë shpesh, por nga pak, janë të rrezikuar, konstaton studimi.
Nisur nga kjo, ekspertët shëndetësorë kërkojnë që politikanët dhe popullata të sqarohen më mirë rreth këtij problemi. Sepse, sipas tyre mbizotëron një injorancë e përgjithshme sipas të cilës alkooli dhe kanceri nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.