Eliminohet olimpistja amerikane me hixhab në Rio 2016
Ibtihaj Muhammad nga Nju Xhersi ka hyrë në histori si sportistja e parë amerikane që garon me hixhab në Lojërat Olimpike.
Ajo, të hënën, debutoi me sukses në Lojërat Olimpike në garat e skermës, me një fitore dramatike ndaj ukrainases Olena Kravatska.
Por, gëzimi i saj nuk zgjati shumë, pasi të njëjtën ditë ajo u eliminua një raund më tej nga francezja Cecilia Berder.
Medalja e bronzit e fituar më herët gjatë këtij viti në Kupën e Botës të Skermës të zhvilluar në Athinë i dha mundësi asaj që të bëhej pjesë e ekipit olimpik amerikan.
Artikulli radhës