Gjatë garimit në Olimpiadën e sivjetme në Rio, disa sportistë amerikanë janë parë në foto me disa shenja të vogla rrethore në shpinë dhe shpatulla.
Këto rrethore të kuqe që janë parë në shpinën e notarit të famshëm amerikan, Michael Phelps dhe gjimnastit Alex Naddour, nuk janë shenjë e ndonjë teknikë të veçantë për sportistët amerikanë, por trajtim i quajtur hixham apo terapi me kupa, që konsiston në aplikimin e gotave të qelqit mbi lëkurë, të cilat thithin gjakun e ndotur në funksion të pastrimit të tij, si një formë për shërimin nga shumë dhembje trupore.
Michael Phelps, madje është përfshirë një sekuencë, ku shihet gjatë një tretmani kurues për një spot promocional me titull “Sundoje veten tënde”.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1470747469.jpg[/img]
Edhe gjimnasti amerikan, Alex Naddour është i kënaqur me këtë. Ai madje ka postuar në instagram një foto të tij me shenjën e kupave në lëkurë.
“Terapia e kupave ofron lehtësim të dhimbjeve dhe goditjeve që vijnë prej gjimnastikës. Kjo ka qenë fshehtësia që kam ruajtur gjatë gjithë vitit, e cila më ka mbajtur mua të shëndoshë, dhe është më efektive sesa të shpenzoj sasi të mëdha parash në çdo gjë tjetër. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë Naddour për USA Today
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1470747694.jpg[/img]
Ndërkohë, edhe ish-notarja amerikane, Natalie Coughlin në faqen e saj të Instagramit ka postuar disa foto të saj me kupa në trupin e saj.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1470747667.jpg[/img]