New York: Imami dhe asistenti i tij qëllohen me armë zjarri

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje imamin dhe asistentin e tij përgjatë rrugës Queens në New York, teksa po ktheheshin nga namazi i akshamit.

“Imami i xhamisë, 55 vjeçari Maulama Akonjee dhe asistenti i tij Thara Uddin po ecnin rrugës kur vrasësi iu afrua dhe i qëlloi nga pas”, tha zëvendës inspektori i policisë Henry Sautner.
Akonjee, ishte bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve. Ai ishte një udhëheqës i respektuar fetar, dhe fitoi respektin tek besimtarët që nga ardhja e tij në Queens nga Bangladeshi dy vjet më parë.
Imami vdiq ne vendin e ngjarjes ndersa Uddin, 65 vjecar, vdiq rreth katër orë pas sulmit.