Gjyqtarët gjermanë bëjnë thirrje për ndalimin e shamisë në gjykatë për shkak të "neutralitetit"

Dy shoqata të gjyqtarëve në Gjermani bëjnë thirrje për ndalimin e shamisë për gjyqtaret dhe avokatet për, siç thonë ata, ruajtje të "neutralitetit" në Gjykatë.

Rasti i avokates muslimane, të cilës në fillim të këtij viti i është ndaluar bartja e shamisë në qytetin bavarez Augsburg, ka ndezur debate të ashpra.
Por, Akila Sandhu ka kthyer të drejtën e saj për bartje të shamisë gjatë seancave gjyqësore, pasi gjykata vendosi që ndalimi është sulm mbi lirinë fetare dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore.
Tani, dy shoqatat më të mëdha gjermane të gjyqtarëve bëjnë thirrje për një ndalim formal të bartjes së shamisë në sallën e gjyqit, si dhe simboleve tjera fetare.
"Veshja neutrale e gjyqtarëve duhet të veprojë si një sinjal i jashtëm për të gjithë pjesëmarrësit e procesit gjyqësor, se gjykata objektive do të merr vendime objektive dhe të paanshme në përputhje me ligjin", tha Sven Rebehn, Kryetari i Shoqatës Gjermane të Gjyqtarëve për gazetën ‘Rheinische Post’.
"Ligji për veshje duhet të jetë i kufizuar jo vetëm në shaminë, por duhet të përfshijë edhe veshjet tjera fetare dhe simbolet."
Robert Seegmüller, Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve gjerman të Gjykatës administrative, tha se janë të detyrueshme fustanelat e zezë, këmisha e bardhë dhe kravata e bardhë. Kravata ose shalli rreth qafës janë të rëndësishme për të treguar se rezultati i çështjes nuk "varet nga personi, por vetëm në ajo që thotë ligji'.
Ai pretendon se veshja neutrale është me rëndësi të veçantë në rastet kur palët janë jomuslimanë, raporton The Local.
Mundësinë e ndalesës së shamisë për përfaqësuesit ligjor në gjykatë gjithashtu e mbështesin edhe politikanët, duke përfshirë ministrat e Drejtësisë së Baden-Württemberg dhe Mecklenburg-Western Pomeran, të cilët punojnë në ligjet e reja të shtetit.
Por, ekzistojnë tensionet midis argumenteve për neutralitet dhe shkeljes së mundshme të lirisë fetare.
Kryetarja e Komisionit të Bundestagut për Legjislacion dhe Mbrojtje të Konsumatorit, Renate Künast tha se ndalimi i bartjes së shamisë mund të jetë "shkelje e rëndë mbi lirinë fetare."
Në vitin 2008, Ministria Federale e Drejtësisë ka nxjerrë udhëzime për kodin e veshjes, por kushtetuta gjermane nuk i ndalon qytetarët të mbajnë simbole fetare.