Turqi: Për herë të parë shefja e policisë shfaqet me shami koke në ceremoni zyrtare

Shefja e policisë turke për herë të parë mori pjesë në ceremoninë zyrtare me shami koke, si pjesë të uniformës, vetëm pak ditë që prej botimit në Fletoren Zyrtare të Turqisë të rregullores së re që punonjëseve të policisë ua lejon mbajtjen e shamisë së kokës së bashkë me uniformën e tyre.

Ceremonia u mbajt në sheshin Taksim të Stambollit, ndërkohë që në një ceremoni të ngjashme në Ankara, pjesë e forcave të sigurisë që e ruajnë presidentin Erdogan ishte po ashtu një punonjëse veshje të njëjtë.
Femrat që mbajnë shami koke, apo hixhab, janë lejuar së fundi në Turqi t’u bashkohen forcave policore, në përputhje me rregulloren e re të uniformës.
Ndalimi i mbajtjes së shamisë së kokës në institucionet shtetërore qe hequr në shtator të vitit 2013. Një nismë e Erdoganit, ajo u pa asokohe si një kundërvënie e hapur ndaj vlerave shekullare të vendit.