Algjeria ndërton një nga xhamitë më të mëdha në botë

Minarja e Xhamisë së Madhe (265 metra) do të jetë më e larta në botë, ndërsa xhamia do të jetë në gjendje të akomodoj 120.000 besimtarë.

Djamaâ el Djazaïr, e njohur si Xhamia e Madhe e Algjerisë, konsiderohet si njëra ndër tri xhamitë më të mëdha në botë.

Ndërtimi i saj, i projektuar nga arkitektët gjerman kap vlerën e 1.5 miliardë dollarëve.

Në kaudër të saj është planifikuar një librari me një kapacitet prej një milion libra, shkollë e Kuranit dhe Muzeu i historisë dhe artit islam.

Hapësira për lutje do të mbulojë 20.000 metra katror, ndërsa xhami do të jetë në gjendje të akomodoj 120,000 besimtarë, raporton The Guardian.

Sipas arkitektëve, xhamia, tek e cila mund të arrihet me makinë, tramvaj apo anije, do të jetë xhamia e tretë më e madhe në botë dhe më e madhja në Afrikë.

"Ky është një nga projektet e shekullit", thotë Ouarda Youcef Khodja, zyrtare e lartë në Ministrinë e strehimit dhe planifikimit urban, duke theksuar se besohet se punimet në ndërtimin e xhamisë do të përfundojnë deri në fund të vitit 2017.