Obama për herë të parë emëron një musliman si gjykatës federal

Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar muslimanin e parë në postin e një gjykatësi federal.

“Jam i lumtur të njoftoj për emërimin e z.Abid Qureshit”, tha Obama. “Jam i bindur se ai do t’i shërbej popullit amerikan me integritet dhe përkushtim të palëkundur për drejtësi.”
Avokatët muslimanë në Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar emërimin e Abid Qureshit, duke thënë se përpjekjet e presidentit Obama për t’i përfshirë njerëzit inteligjent dhe profesional nga çdo komunitet në sistemin gjyqësor amerikan është i rekomandueshëm.
“Një hap i tillë i presidentit Obama është shumë i rëndësishëm”, thotë Farhana Khera nga ‘Avokatët Muslimanë’. “Sistem gjyqësor i cili reflekton diversitetin e vendit është hap drejt një drejtësie më të mirë. Angazhimi i plotë i Qureshit ndaj ligjit dhe drejtësisë e bëjnë atë një kandidat ideal”.
Por, emërimi i pari i z. Qureshit, do të ketë shumë vështirësi të zbatohet. Pak muaj nga zgjedhjet presidenciale, senati me shumicën republikane ka ndaluar të gjithë konfirmimet për vendimet e presidentit në emërimin në poste të ndryshme.