Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në një emision të CNN-it ka rrëfyer se përse ai nuk e ka përdorur kurrë termin “terrorizëm islamik”.
Një nënë, Tina Houçins, e cila kishte humbur djalin e saj nga një sulm terrorist e pyeti Obamën: “Pse vijoni ta refuzoni termin terrorizëm islamik?”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj me këto fjalë: “E kam thënë edhe më herët se organizatat terroriste si Al-Kaeda ose ISIS, janë përpjekur që aktet e tyre t’i mbulojnë me mantelin e Islamit, për të justifikuar vrasjet barbare. Këta janë njerëz që kanë vrarë fëmijë, kanë vrarë muslimanët, kanë marrë skllevër seksi, nuk kanë asnjë fetare që do të justifikojë në ndonjë mënyrë gjërat që ata bëjnë. Por, unë kam qenë i kujdesshëm kur i përshkruaj këto çështje, për t’u siguruar që të mos hedh baltë mbi miliarda muslimanë në mbarë botën, duke përfshirë edhe ata që ndodhen në këtë vend, të cilët janë paqësore, të cilët janë përgjegjës, të cilët mund të jenë policë, zjarrfikës, mësues, fqinj dhe miq”, tha Obama.
Pas të shtënave në Orlando në qershor, Donald Tramp përdori termin “terrorizmi radikal Islam”. Kjo u bë një çështje debati në SHBA, pasi kandidati republikan kritikoi Obamën dhe rivalen e tij Hillari Klinton për mospërdorim të termit.