Hoteli i parë hallall në Tajlandë shpreson t’i tërheq turistët muslimanë

Tajlanda, kryesisht budiste, ka hapur hotelin e parë hallall si shpresë për të tërhequr më shumë vizitorë muslimane dhe të rrit njërën nga pikat më të dobëta në ekonominë e saj.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Turizmit tajlandez vitin e kaluar afro 30 milionë turistë kanë vizituar Tajlandën, por vetëm 658,000 prej tyre ishin nga Lindja e Mesme.

Hoteli me katër yje ‘Al Meroz’ në Bangkok i cili u hap në nëntor, shpreson të luajë rolin e tij në ndryshimin e këtyre statistikave.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hotel2_1477043592.jpg[/img]

“Bota ka mbi 1.6 milionë muslimanë. Bëhet fjalë për një treg të madh. Neve na nevojitet vetëm një përqind i këtij tregu që ky biznes të lulëzojë”, thotë menaxheri i përgjithshëm i hotelit”, Sanya Saengboon.

Al Meroz, i cili krenohet me arkitekturën e hotelit në formën e xhamisë, ka dy salla për faljen e namazit dhe tri salla të mëdha për ngrënie me ushqim hallall.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hotel4_1477043782.jpg[/img]

Çmimet e dhomave për natë janë nga 4,000 deri në 50,000 baht (116 - 1,445$), thotë Sanya.

28-vjeçari Aamir Fazal, mysafir nga Australia, thotë se qasja në një hotel të tillë hallall, është lehtësim i madh për turistët muslimanë që vijnë në Tajlandë, ku është vështirë të gjesh ushqim hallall.

“Kjo është një eksperiencë me të vërtetë e bukur. Ky është hoteli i parë hallall dhe është një vend vërtetë i mahnitshëm”, thotë Fazal.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hotel6_1477043825.jpg[/img]

Të etur për të hyrë në tregun e turizmit musliman, vitin e kaluar Tajlanda ka lëshuar një aplikacion për celularë i cili u ndihmon turistëve që të gjejnë restorante dhe atraksione tjera të përshtatshme për muslimanë.

Pjesët jugore të Tajlandës, që kufizohen me Malajzinë, janë me shumicë muslimane.

Shumë malajzianë shkojnë përtej kufirit për vizita të shkurta, por niveli i ulët i kryengritjes separatiste në jug ku kanë ndodhur disa sulme me bomba në qytetet kufitare të frekuentuara nga turistët malajzian, ka lënë gjurmë në bizneset e atyshme.
Një seri sulmesh me bomba në shumë qytete të njohura turistike në jug të Bangkokut këtë muaj, ku katër persona u vranë e dhjetra tjerë u plagosën, kanë rritur frikën se kryengritja ka filluar të përhapet.

Sipas të dhënave të Departamentit të Turizmit në vitin 2015, Tajlanda ka një rritje prej 10 përqind të ardhjeve nga Lindja e Mesme në krahasim nga viti 2014.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip