Mijëra muslimanë janë mbledhur pranë Koloseumit në Romë për të protestuar kundër mbylljes së xhamive dhe vendeve të tjera fetare në kryeqytetin italian.
“Të mbyllësh një vend lutjeje është një akt kundër fesë” ka qenë slogani i protestuesve.
Protesta është organizuar nga shoqata “Dhuumcatu Association”, një grup nga Bangladeshi i fokusuar tek të drejtat e emigrantëve muslimanë.
Drejtuesit e kësaj organizate njoftojnë se policia ka mbyllur shumë objekte fetare islame në Romë, duke privuar mbi 100 mijë muslimanë, që jetojnë dhe punojnë në Romë, nga lutja e tyre objektet e tyre fetare.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/coloseum2_1477310619.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/koloseum_1477310675.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/koloseum2_1477310656.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/koloseum4_1477310693.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/coloseum3_1477310709.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/koloseum5_1477310725.jpg[/img]