Studim Shkencor – rënia në sexhde parandalon kancerin

Sipas një hulumtimi të bërë nga shkencëtarët të përkulurit ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri.

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdja ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri.
Sipas kësaj analize, sexhdja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme. Krahas kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik.
Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherësh edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.
Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet gjatë sexhdes ndaj Allahut. Kontakti i shtatë pjesëve të trupit më tokën liron energji nga trupi.
“Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë”, pohon profesor Zijaeddin.
Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.
Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te Qabes, ngase sipas profesorit “Qabja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi”. “Pesë kohët e namazit farz (obligim) është e mjaftueshme për të larguar energjinë e tepërt nga trupi deklaron” thotë shkencëtari egjiptian duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re.
Namazi i drekës, iqindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës dukë mundësuar një gjumë të shëndoshë për njeriun