Arrestohen grabitësit e xhamisë në Shkodër

Nisur nga pamjet e regjistruara policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për grabitjen e arkës dhe sendeve tjera me vlerë në xhaminë “Ebu Beker” në qendër të Shkodrës.

Burime të policisë bëjnë me dije se të arrestuarit janë Sokol Marku, 25 vjeç dhe E.K. 16 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, kur dy persona vodhën arkën e xhamisë në Shkodër me paratë që kishin dhuruar besimtarët.