Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef., Rexhepi dhe drejtori i Agjencisë Tika Temoan Tiryaki, nënshkruan marëveshjen për restaurimin dhe planifikimin hapësinor të tre xhamive të periudhës osmane në Shkup.
Bëhet fjalë për xhamitë Sulltan Murat, Ishak Bej (Allaxha) dhe Husejin Shah në Shkup. Punimet de të realizohen nga TIKA në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë dhe Ministrinë e Kulturës.
Drejtori i Agjencisë Tika Temoan Tiryaki tha se TIKA në Maqedoni dhe Ballkan ka realizuar projekte dhe aktivitete në fusha të ndryshme.
“Në kuadër të kësaj, janë përfunduar punimet e projektimit, janë caktuar firmat përmes tenderit dhe kanë filluar punimet e restaurimit për xhamitë Sultan Murat, Allaxha dhe Husejin Shah, punimet projektuese të të cilave i kemi filluar vitin e kaluar .Shpresojmë që brenda dy apo dy viteve e gjysmë ta përfundojmë restaurimin e këtyre objekteve dhe sërish t’ua dorëzojmë Bashkësisë Islame”, u shpreh Tiryaki.
Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi tha se po restaurohen tre xhami të cilat janë monumente historike dhe të mbrojtura me ligj.
“Falënderojmë Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA për restaurimin e xhamisë Husejin Shah, e cila është një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Maqedoni në periudhën Osmane, xhamisë Sultan Murat, e cila është ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan, dhe xhamisë Allaxha, e cila pranohet si njëra ndër monumentet e rralla historike”, tha Rexhepi.
Ndërsa gjatë restaurimit, tre xhamitë do të jenë të mbyllura për adhurim.