Në garat e parë ndërkombëtare në hifz të Kuranit për femra, të cilat u zhvilluan në Emiratet e Bashkuara Arabe mori pjesë edhe njëzet e një vjeçarja Yelena Oleg Dimitrenko nga Rusia, e cila nuk ka lindur si muslimane, por islamin e ka pranuar në moshën pesëmbëdhjetë vjeçar, ndërkohë ka arritur të mësoj përmendësh Kur'anin.
Ajo çka ka ngjallur më shumë vëmendjen e mediave dhe publikut është se prindërit e kësaj vajze të re nuk janë muslimanë, por krishterë, megjithatë, përkundër kësaj ata nuk e kundërshtojnë vendimin e vajzës së tyre dhe gjatë gjithë kohës sa ka mësuar Kuranin ata e kanë mbështetur atë. Ata edhe kësaj radhe ishin përkrah saj duke u bërë pjesë e kësaj ngjarje bashkë me vajzën e tyre.
Jelena filloi të mësojë Kur'anin përmendësh para katër viteve, dhe një vit më parë arriti të bëhet hafize e Kur'anit.
Ajo shpreson se pjesëmarrja e saj në këto gara do t’ia zbus zemrat e prindërve dhe një ditë do të bëhen musliman, dhe nëse kjo do ndodhë atëherë do të ishte dhurata më e madh që ajo do ta merrte.