Muslimanja falë në gjykatë gruan që e kishte sulmuar

Somalezja fal gruan e cila e kishte sulmuar me shishe të birrës.

Jodie Burchard Risch nga Minesota, u dënua me 180 ditë burg dhe pesë vjet dënim me kusht pasi është deklaruar fajtore për sulm të shkallës së tretë që ka ndodhur në tetor të këtij viti, kur kishte goditur me një shishe të birrës Asma Jam.
Sipas raportit të policisë, Jodie Burchard Risch kishte sulmuar Asmanë në një restorant pasi e kishte dëgjuar duke biseduar me familjen e saj në gjuhë të huaj, e jo në gjuhën angleze.
Nga ky sulm Asma kishte pësuar lëndime në buzë dhe në pjesët tjera të fytyrës. Por, përkudër kësaj, Asma gjatë gjykimit tha se ia falë sulmueses.
"Feja ime më mëson që të falë, prandaj unë të fali në praninë e të gjithëve këtu, shpresoj se në të ardhmen ti do të zgjedhësh dashurinë në vend të urrejtjes. Dua vetëm që të kuptosh se në fund të fundit ne të gjithë jemi të njëjtë", tha Asma Jam.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip