Në Rumani muslimanja nominohet për kryeministre

Socialdemokratët e Rumanisë për kryeministre të re të vendid e kanë nominuar një femër muslimane.

Liviu Dragnea, lider i Partisë Social Demokrate (PSD), tha sot se kandidate e kësaj partie për kryeministre do të jetë ish-ministrja e zhvillimit rajonal, Sevil Shhaideh, pasi ai vetë nuk mund të shërbej në postin e kryeministrit, për shkak të “një dënimi të padrejtë dhe ligjit thellësisht jokushtetues”
Ky nominim duhet të miratohet nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, dhe nga parlamenti, ku PSD-ja e ka shumicën, pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.
52 vjeçarja Sevil Shhaideh, do të ishte femra e parë dhe myslimanja e parë kryeministre në këtë vend me popullatë shumicë të krishterë, ndërsa më pak se 1% e popullatës janë myslimanë, transmeton Rel.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip