Më shumë se 150 xhami në të gjithë Britaninë e Madhe kanë hapur dyert për anëtarët e besimeve të tjera në kuadër të projektit “Visit My Mosque” (Vizito xhaminë time).
Këshilli Musliman i Bitanisë së Madhe (MCB), si organizator i këtij projekti, për të tretin vit radhazi u ofron mikpritje vizitorëve nga të gjitha besimet, si dhe u mundëson atyre përgjigje në pyetje të ndryshme në lidhje me Islamin dhe muslimanët.
“Synimi ynë është që në vend të debatit të krijojmë dialog. Kur ju debatoni, qëllimi juaj është që të fitoni një diskutim, por kur përfshiheni në dialog, ju ndani mendimet tuaja”, thotë një zyrtar i MCB-së rreth këtij aktiviteti.
Numri i xhamive që morën pjesë në këtë aktivitet thuajse u dyfishua nga një vit më parë.
Në Britaninë e Madhe jetojnë rreth tre milionë muslimanë, gjë që përbën pesë përqindëshin e popullsisë së përgjithshme. Supozohet se në vend ka më shumë se 1500 xhami.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/visitmymosque2-_1486473060.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/vizit4_1486473075.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/vizit3_1486473094.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/visitmymosque4_1486473108.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/visitmymosque3_1486473120.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/visit-my-mosque_1486473130.jpg[/img]