Paraditën e së shtunës, më 25 shkurt 2017, Myftinia Shkodër organizoi konferencën e 6-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skënder Bruçaj, i cili dha mesazhet e tij drejtuar pjesëmarrësve në konferencë.
Kryetari i KMSh-së theksoi se detyra e imamëve dhe prijësve fetarë sot, në këto kohë të vështira plot sfida, bëhet përherë e më i rëndësishëm në drejtim të edukimit të rinisë me vlerat e besimit.
Një mesazh për imamët dhe eshe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili vlerësoi pozitat e imamëve dhe prijësve fetarë si busulla udhëzuese për rininë dhe shoqërinë.
Konferenca u përqendrua tek boshti: "Rinia dhe edukimi fetar", ku referuan dhe dhanë mesazhet e tyre, imamët dhe teologët e nderuar: Lavdrim Hamja, Ruzhdi Plangaj, Naim Drijaj, Ervil Kuçi, Arben Halluni dhe Durim Kasemi.
Konferenca vuri theksin tek disa çështje, si: mospranimi i etiketetimit të Islamit me terrorizmin, ndarja nga propagandat islamofobike dhe distancimi nga tendencat sektarizuese dhe përçarëse në mesin e muslimanëve, nxitja e vlerave të harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e muslimanëve, përhapja e dritës së dijes, arsimimit dhe dinjitetit islam tek rinia e sotme shqiptare, respektimi i vlerave të harmonisë ndërfetare si një vlerë kombëtare, respektimi i prinësve fetarë si elita të shoqërisë dhe njerëzit më të besueshëm të saj, përkujdesja për edukimin e rinisë dhe mbështetja e tyre në rrugëtimet e shëndosha të besimit etj.