Ideja për të filluar me punimin e produkteve nga materialet natyrore dhe plotësisht ekologjike, Senad dhe Enesa Kapiç thonë se u ka ardhur nga dija se në tregun e brendshëm ka shumë pak produkt ku cilësia vjen e para.
Senadi (30), inxhinier i industrisë së drurit, ndërsa Enesa (26), profesoreshë e fesë islame, si të papunë, nisën të mendojnë për hapjen e një punëtorie, ku do të prodhonin lodra didaktike.
“Lodrat didaktike, mbi të gjitha, janë lodra edukative, me ndihmën e të cilave fëmijët mësojnë, përmirësojnë aftësinë e proceseve të të menduarit dhe atij fizik. Ato zhvillojnë koordinimin mes lëvizjeve të dorës dhe të syve, ndihmojnë në të mësuarit e ngjyrave, numrave, shkronjave dhe formave gjeometrike, dhe të gjitha këto përmes asaj që fëmijët e duan më së tepërmi, lojërave dhe argëtimit”, thotë Enesi duke shpjeguar funksionin dhe kuptimin e lodrave edukative, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijëve.
Përparësia më e madhe e prodhimit të këtyre lodrave është se punohen nga materialet natyrore dhe janë plotësisht ekologjike.
Senad thotë se përveç drurit, si material natyror, për ngjyrosjen e lodrave ne përdorim ngjyra jotoksike që janë të padëmshme për organizmin e fëmijëve, e kjo konsiderohet si përparësi shumë e madhe në krahasim me lodrat tjera.
“Përveçse produktet tona janë edukative, përparësi e madhe është edhe fakti se ne përdorim materialet natyror, drurin dhe ngjyrat e ujit jotoksike. Përveç kësaj, në procesin e punimit të lodrave dhe dizajnit të tyre, është investuar shumë përkushtim dhe dashuri, që e bën këtë produkt të veçantë. Ne përpiqemi që secili produkt yni të jetë i sigurt për të gjithë përdoruesit, pa skaje të mprehta dhe pjesë të vogla. Pra, përpiqemi në maksimum që lodrat të janë sa më të sigurta”, thotë Senadi.
I tërë procesi i prodhimit përbëhet prej gjashtë fazave, ku pjesa më e madhe e vëmendjes i kushtohet paketimit të produkteve, e këtu Senadi dhe Enesa kanë dizajnuar dy lloje të paketimit.
“Në kohën derisa ishim duke hulumtuar tregun, ne kemi vizituar shumë institucione arsimore. Aty kemi vërejtur shumica e lodrave janë të punuara kryesisht nga plastika, prandaj interesimi për lodra nga druri u ka tërhequr pikërisht vëmendjen e administratës së këtyre institucioneve. Qasja në lodrat me cilësi të lartë prej druri dhe material didaktik nuk është në dispozicion për momentin, prandaj edhe shumica e institucioneve janë përcaktuar për material plastik. Ne shpresojmë që prodhimet tona do t’ju ofrojnë ndihmë të gjithë shfrytëzuesve në qasjen më të lehtë deri tek produktet vendore më cilësore dhe më edukative. Dita ditës, njerëzit kanë filluar të njohin cilësinë e produkteve tona”, thotë Enesi.
Çifti bashkëshortor nuk janë të orientuar vetëm në tregun e brendshëm, por ata mendojnë që produktet e tyre t’i eksportojnë edhe në Bashkimin Evropian, ku përmes miqve të tyre tashmë janë duke u përpjekur që të krijojnë një bashkëpunim me diasporën e Bosnjës si klientë potencialë të parë jashtë kufijve të vendit.
“Interesimi në tregun e BE-së ka filluar, por që të përmbushen kërkesat neve na nevojiten investime shtesë në prodhimin aktual”, thotë Senadi i cili është ai i cili idetë e gruas së tij Enesa i realizon në dru.
Për fund, çifti këshillon të gjithë të rinjtë: "që t’i shfrytëzojnë të gjitha të mirat dhe mundësitë që u janë vënë në dispozicion, e që në të shumtën e rasteve shumica prej tyre nuk janë të vetëdijshëm, për të punuar gjëra të bukura."
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled1_1487941853.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1487941870.jpg[/img]