Tre përbërës që ju shpëtojnë zemrën dhe trurin

Arteriet e shëndetshme janë pjesë e rëndësishme e organizmit tonë dhe janë të rëndësishme për një shëndet të mirë.

Ato ndihmojnë për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në zemër dhe në organet tjera.
Ushqimet e papërpunuara, me yndyrë, toksinat dhe kimikatet tjera mund të shkaktojnë probleme serioze kardiovaskulare.
Mbajtja e arterieve të pastra janë të rëndësishme për të ruajtur shëndetin.
Shumë lehtë mund të përmirësoni shëndetin tuaj kardiovaskular duke eliminuar ndërtimin e pllakave në arterie dhe në këtë mënyrë parandaloni edhe sëmundjet e zemrës.
Nëse jeni të gatshëm për të përmirësuar shëndetin tuaj, kjo është receta e duhur.
Gjërat që ju nevojiten janë:
4 litra ujë
8 karafila hudhër
8 limona
1 copë rrënjë xhenxhefil

Mënyra e përgatitjes:
Së pari pastroni mirë limonët dhe preni ata në copa të vogla. Më pas pastroni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe vendosni të gjithë përbërësit në mikser. Përzierjen e transferoni në një enë të mbushur me ujë dhe përzieni mirë deri sa të vlojë. Pasi të ketë vluar largoi nga zjarri dhe vendosni atë në shishe qelqi.
Këtë përzierje duhet ta konsumoni çdo ditë dy orë para ngrënies. Rekomandohet të konsumohet tri herë në ditë.

Kura e shërimit zgjat për tre javë, me konsumimin e përditshëm të një gote, pas së cilës duhet bërë pauzë prej një jave, pastaj mund të vazhdoni sërish me konsumin e të njëjtit cikël. Nëse shije nuk përshtatet, ju mund të shtoni mjaltë sipas shijes. Pas përdorimit tre javor ju duhet të përjetoni rigjenerimin dhe revitalizimin e rëndësishëm të trupit. Ilaçi, përveç përfitimeve të përmendura, është i dobishëm edhe në parandalimin e kalcifikimit në trup që shkakton gurë në organe dhe bllokimin e enëve të gjakut.