Autoritetet e futbollit në qytetin zviceran Schaffhausen kanë vendosur që promovimin e stadiumit të ri të qytetit ta bëjë imami i xhamisë së Willit, Bekim Alimi, i lindur në Neproshten të Tetovës.
Në fjalimin e përcjellë me ajete Kur’anore, hoxhë Bekimi përcolli urimet e gjithë muslimanëve dhe qytetarëve nga besime të ndryshme, ndërsa u lut që Zoti të bekojë ideatorët dhe gjithë ata që do të shfrytëzojnë këtë stadium. Hoxhë Bekimi njihet edhe si imami i parë në historinë e shtetit helvetik që përuron një vepër shekullore të këtij shteti, pra atë të tunelit më të gjatë në botë – Gotthard.
“Kjo është Zvicra. Shembulli më i mirë i një jete të drejt për të gjithë njerëzit. Ditë historike në Zvicër. Perëndia e bekoftë gjithë Zvicrën, atdheun e dytë të 200.000 shqiptarëve”, tha hoxhë Bekimi.
Qyteti Schaffhausen shtrihet në veri të Zvicrës dhe përbëhet nga një bashkësi prej 35.000 banorë. Në bazë të të dhënave që na jep wikipedia rezulton se 26.7% nga kjo bashkësi, janë të huaj, afër 10% janë muslimanë, ndërsa diku afro 3–4% janë shqiptarë.