Lexohet ajeti kuranor në natën e ndarjes së çmimeve Oskar

Mbrëmë në natën e ndarjes së çmimit prestigjioz Oscar, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme në botë në artin e shtatë, çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër e fitoi Grupi i vullnetarëve i njohur si “The White Helmets” (Helmetat e Bardha).

Në marrjen e çmimit nga Academy Award, drejtuesi Von Einsidele lexoi letrën nga themeluesi i Helmetave të Bardha, Read al-Saleh, përmes së cilës ai falënderoi akademinë dhe tha:
“Ne jemi shumë falënderues që ky film ka pasqyruar punën tonë në botë. Që nga formimi i saj në vitin 2014, ky grup ka shpëtuar qindra jetë njerëzish. Organizata jonë është e udhëhequr nga një ajet i Kuranit ku thuhet: “Të shpëtosh një njeri është sikur të shpëtosh të gjithë njerëzimin”(El Maide: 32). Ne kemi shpëtuar më shumë se 82 mijë jetë të Sirianëve. Ju ftoj të gjithëve që të punoni për ndaljen e gjakderdhjes në Siri, për ta përfunduar luftën 6 vjeçare atje dhe kudo në botë”, thuhet në letrën e Saleh.
Pas ndalesës së bërë nga presidenti Trump për disa vende muslimane, Helmetave të Bardha u është pamundësuar pjesëmarrja dhe pranimi i çmimit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip