Intelektuali dhe studiuesi krishterë nga Egjipti, dr.Nebil Luka Babavi, thotë se gjatë studimit të tij të Islamit dy ajete, në veçanti, e kanë impresionuar, dhe nëse ato do të zbatoheshin, do të përfundonin të gjitha konfliktet në botë.
Ai thotë se këto dy ajete janë: - Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje, por njerëzit janë të ndryshëm. Dhe ajeti i dytë: Allahu do të gjykojë mes jush në Ditën e Kiametit për atë që kundërshtoheshit.
Babavi, këtë e ka thënë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë për Çështje Islame në Kajro, ku morën n pjesë dijetarët dhe krerë musliman nga më shumë se tridhjetë vende.
Nebil Luka Babavi është një ish-anëtar i Parlamentit egjiptian, i cili ka përfunduar akademinë policore, dhe ka tre doktorata, në ekonomi, në drejtësi dhe në drejtësinë islam, ku doktoroi në temën "Të drejtat dhe detyrimet e jomuslimanëve në një shoqëri islame."
Është autor i veprave të shumta, duke përfshirë "Terrorizmi nuk është produkt Islam", Përhapja e Islamit përmes tehut të shpatës, mes realitetit dhe shpifjes " dhe shumë të tjerë.