Vajza nga Tuzla me dëgjim të dëmtuar mëson leximin e Kuranit

Mësimi i Kur'anit në këtë xhemat është aktiv për shumë vite. Aty marrin pjesë të gjitha moshat. Këtë vit, nxënësja më e re është ajo e klasës së katërt të shkollës fillore, ndërsa më të moshuarat janë disa shtatëdhjetë vjeçare, të cilat nuk lejuan që mosha e tyre të jetë pengesë për ta mësuar leximin e Kur'anit. Gjatë gjithë kohës kanë punuar me Imamin Amir ef.Memiç, ndërsa mësimi i tyre i Kur'anit është intensifikuar pas ardhjes së Azaudin ef.Sakic, imam në këtë xhemat.

Emocione të veçanta ka zgjuar mësimi i Kur'anit i Amina Omiç, vajzës me dëmtime të rënda në dëgjim, e cila me guximin dhe këmbënguljen e saj ka habitur të gjithë të pranishmit. Rruga që ajo përshkoi për t’i mësuar shkronjat arabe ishte e vështirë dhe e lodhshme, por me mbështetjen e madhe të familjes dhe mualimëve është plotësuar dëshira e saj e madhe.