Ditë më parë një grup i muslimaneve kanë formuar një zinxhir përgjatë Urës Westminster për t’i kujtuar viktimat e sulmit të 22 marsit. Atyre i janë bashkangjitur edhe gra tjera, të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme.
Disa ditë pas sulmit që tronditi Londrën, grup i grave me prejardhje të ndryshme janë mbledhur për të dënuar krimin e tmerrshëm dhe për të treguar unitet përballë terrorit.
Shumica prej tyre ishin veshura me ngjyrë blu si simbol i shpresës dhe i paqes.
34-vjeçarja Ayesha Malik nga Surrey, nënë e dy fëmijëve, tha: “Unë, si një muslimane, mendoj se është me rëndësi që të tregojmë solidaritet me parimet që kemi për zemër, parimet e pluralizmit, diversitetit, e kështu me radhë.”
Poashtu, edhe 57 vjeçarja Sarah Waseem, nga Surrey, ka thënë: “Kur në Londër ndodh një sulm, ai është një sulm mbi mua. Ky është një sulm mbi të gjithë ne. Islami dënon çfarëdo lloj dhune. Kjo është e neveritshme për ne”.
Ndërsa, 40 vjeçarja nga Surbiton, Fariha Khan, punonjëse e shëndetësisë, ka thënë: “Ndjenja e asaj që ndodhi ishte me të vërtetë e rëndë. Duke qëndruar këtu në këtë formë, ne i imagjinojmë njerëzit e zakonshëm që ishin këtu dhe që u shtypën me makinë, ishte e tmerrshme.”
Muslimaneve të Londër iu bashkuan edhe gra tjera, të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme.
Londinezja Mary Bennett tha se me praninë e saj dëshiron të bëj një “gjest të vogël”.
Punonjësja e shëndetësisë në pension ka thënë: “Unë jam këtu për të treguar se në një mënyrë të qetë ne vazhdojmë të shkojmë aty ku ne duam dhe të bëjmë atë që ne duam në Londër. Ky është qyteti im. Ky është një gjest shumë i vogël, por jeta përbëhet nga gjestet e vogla.”