BFI të Maqedonisë i kthehet parcela në Kala të Shkupit
Sot, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me shefin e kabinetit të tij, Muzemil ef.Osmani, kanë shëtitur nëpër parcelën e selisë së BFI-së në Kalanë e Shkupit.
Kjo parcelë gati një dekade të plotë është rrëmbyer nga qeveria vmroiste, duke e zyrtarizuar kësisoj diskriminimin institucional kundër BFI në Republikën e Maqedonisë.
- Kjo tokë është e jona dhe kështu do të bëhet sapo të konstituohet qeveria e re. Këtë sihariq na e jep edhe vete Kryetari i BFI-së që shpreh gëzimin e madh tek shëtit në parcelën e cila, në momentin kur u desh t’i ndahet për selinë e ardhshme të BFI-së, u “okupua” nga kryediskriminuesi kundër shqiptarëve dhe myslimaneve të vendit, Nikolla Gruevski./bfi.mk/
Artikulli i kaluar