Aplikacion nga Google për gjetjen e Kiblës
Google ka hapur një aplikacion për t’ju ndihmuar të gjeni Kiblën – drejtimin për ta falur namazin.
Me përdorimin e këtij aplikacion shfrytëzuesit e telefonisë celulare tani mund ta dinë edhe më saktë drejtimin e Kiblës. Përdoruesve u kërkohet të lëvizin telefonin e tyre për të kërkuar Kiblën dhe kur ata ta kenë përballë Meken, shihet një ilustrim i Qabesë së Shenjtë.
Aplikacioni mund të shkarkohet edhe në versionin e desktopit.
Linku ku mund ta shkarkoni këtë aplikacion: https://qiblafinder.withgoogle.com/intl/en/desktop
Nuk ka artikull para ketij.
Artikulli radhës