Peshkopi nga Homa Bay, Keni, i cili u konvertua në Islam, pohon se gratë që vishnin mini funde në kishën e tij e shtyen atë ta përqafoj Islamin.
Ish peshkopi i kishës ‘Thirrja e Zotit në Afrikën Lindore’, Charles Okwany, thotë se nuk mund të duronte veshjen e pahijshme të grave të cilat vinin në kishën e tij.
"Kisha ime njihej si kisha e Nyalgos, por tani është Xhamia e Nyalgos", thotë ai.
Peshkopi gjashtëdhjetë e pesë vjeçar tani ka një emër të ri, Ismail Okwany.
"Gjatë mandatit tim si peshkop, kam udhëtuar në Malindi, Mombasa, Nairobi dhe Tanzani për të predikuar fjalën e Zotit. Kam shfrytëzuar mundësinë për t’i studiuar sjelljet e të krishterëve dhe muslimanëve që jetojnë në këto zona dhe kam konstatuar se Islami është më i mirë", thotë Okwany.
"Për fat të keq, disa mendonin se unë po gaboj duke dekurajuar veshjen e pahijshme, por m’u ata ishin personat që punonin kundër vullnetit të Zotit", thotë Okwany, i cili udhëtimin drejt islamit e filloi gjatë vizitës së kreut musliman në rrethin e Kisiit të cilin e kishte njoftuar për synimet e tij.
Më pas Okwany shkoi tek Mustafa Saoke, imam në Rangwe dhe i tregoi për dëshirën e tij që të bëhet musliman.
Më 26 shtator Okwany bashkë me 23 anëtarët e kishës së tij u konvertuan në Islam.
Aktualisht, xhamia numëron 63 xhematlinjë, pasi iu bashkuan edhe 30 muslimanë nga Kagani.
Okwany synon të mësojë më shumë për Islamin në mënyrë që të vazhdojë të përhapë fjalën e Zotit si musliman.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1508317178.jpg[/img]