Në Manchester organizohet panairi i cili prezanton stilin e jetës së muslimanëve të Britanisë

Trendet më të fundit në stilin e jetës së muslimanëve të Britanisë së Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes në Manchester, ku më 28 – 29 tetor është mbajtur panairi dyditor i cili si synim kishte tërheqjen e rreth 15.000 vizitorë.

Ngjarja synon shfaqjen e muslimanëve në një frymë pozitive, ka thënë Rauf Mirza, njëri nga organizatorët e eventit të titulluar “Muslim Lifestyle Expo” (MLE).
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Mirza tha se gjatë tre viteve të fundit, vazhdimisht kanë bërë përpjekje që të nxjerrin në dritë imazhin pozitiv dhe mënyrën moderne të jetesës së muslimanëve britanik.
“Në ngjarjen në fjalë marrin pjesë biznese të shumta nga të gjitha pjesët e Britanisë së Madhe”, tha ai gjatë panairit.
Mirza shprehu kënaqësinë e tij nga interesimi i shfaqur, ndërkohë që njoftoi të ftuar ishin njerëz të shumtë të cilët nuk i përkasin fesë islame, për të parë nga afër pasurinë të cilën e ofron kultura islame.
Me stenda të tyre, në panair kanë marrë pjesë edhe policia e Mançesterit (Greater Manchester Police), Forcat Mbretërore Ajrore dhe qeveria britanike (Home Office), në mënyrë që t’iu prezantojnë vizitorëve projektin e tyre për punë me komunitetin.
Në njërën nga ekspozitat e panairit ka folur artistja Ranaaz Shahid, e cila dha pikëpamjet e saj për inspirimin që ka marrë nga Islami për punën e saj në kaligrafi.
“Kamë marrë për model shabllonet e gjeometrisë islame. Gjatë udhëtimeve të mia, takoj shumë jo-muslimanë të cilët interesohen për kulturën tonë, fenë tonë, dhe për gjeometrinë islame”, tha Shahid.
Zyrtari policor, A. Sardar nga ana e tij foli për arsyet e “Greater Manchester Police”, për të marrë pjesë në panair. Sardar tha se theksi i veçantë është vendosur tek nevoja e policisë për të pasur një diversitet brenda vetes.
“Aktualisht kemi 120 policë muslimanë në Greater Manchester Police”, tha ai për të shtuar se dëshirojnë që ky numër të rritet.
Një stendë bamirësie u ka dhënë mundësi vizitorëve që të shohin shkatërrimin e plotë dhe jetesën e varfër të palestinezëve në qytetin e Gazës, përmes syzeve virtuale 3D.
Njëra nga vizitoret, Sara, ka shprehur pikëpamjet e saj përmes asaj që ka parë. Ndërtesa të shkatërruara dhe fëmijë me rroba të grisura i kanë lënë përshtypje më të madhe, tha ajo.
Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë nga Shoqata e Mjekëve Musliman ka ofruar kontrolle shëndetësore falas për vizitorët. Ndërkohë panairi ka ofruar edhe libra nga autorë muslimanë, por edhe të atyre që nuk i përkasin Islamit.
Panairi i parë i mënyrës së jetesës së muslimanëve britanikë për herë të parë u prezantua në vitin 2015.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1509353082.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1509353050.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1509353062.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1509353072.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip