Revista TIME vendos vajzën me shami në listën "30 të rinjtë më me ndikim në botë" për vitin 2017

Sipas Arab News, revista Time ka vendosur sauditen 16-vjeçare në listën “30 të rinjtë më me ndikim në botë” për vitin 2017.

Faqja Sabq News njoftoi se Rayouf Al-Humedhi ishte zgjedhur nga Time, sepse ajo i kishte propozuar një imazh ikonë (Emoji) me shami kompanisë Apple. Ikona dixhitale (emoji) tërhoqi shumë vëmendjen arabe dhe ndërkombëtare, sepse përfaqësonte një simbol islam, hixhabin (mbulesën).
Lista e revistës Time përfshiu edhe refugjaten siriane Muzoon Al-Mellehan 19 vjeçe, e cila u bë ambasadorja e vullnetit të mirë në UNICEF.
Gjatë përzgjedhjes së adoleshentëve, revista amerikane merr në konsideratë çmimet e fituara nga i riu në fusha të ndryshme, ndikimin ndërkombëtar përmes faqeve të mediave sociale dhe aftësitë e përgjithshme për të paraqitur lajme.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip