Pas martesës, njëzet e pesë vjeçari gjerman Lukas Rotops, i cili kohë më parë u konvertua në Islam, bashkë me gruan e tij vendosën që muajin e mjaltit ta kalojnë në Mekke.
Gazeta saudite Al-Madina shkruan se bashkëshortët gjatë qëndrimit të tyre në Mekke, përveç kryerjes së umres, vizituan vendet historike të Mekës, si dhe fabrikën ku punohet mbulesa e Qabes.
Lukas u lind dhe u rrit në qytetin gjerman të Bremenit. Ai për gazetën saudite tha: "Unë dhe gruaja ime kemi rënë dakord të marrim këtë udhëtim në mënyrë që jetën tonë martesore ta fillojmë nga këto vende të shenjta".
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1510054533.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1510054543.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1510055256.jpg[/img]