Ishte ditë e diele. Burri zgjohet herët në mëngjes merr në dorë gazetën dhe për të hequr lodhjen e një jave të tërë mendon që gjithë ditën ta kalojë në shtëpi.
Por, pikërisht në këtë moment vjen i biri dhe e pyet se kur do të shkojnë në park.
Burri i kishte premtuar të birit se këtë fundjavë do ta çonte në park. Por, ngaqë nuk kishte fare dëshirë që të dilte nga shtëpia atë ditë, ishte i detyruar të gjente një pretekst.
E shikoi gazetën dhe e pa se atë ditë ishte shpërndarë një fletë shtesë me hartën e botës. E mori hartën e grisi në copa të vogla dhe pastaj iu drejtua të birit:
- Po arrite ta rregullosh hartën e botës do të çoj në park!
Dhe mendoi me vete: Shpëtova, edhe profesorit më të mirë të gjeografisë po t'ia japësh këto copa të hartës nuk e rregullon dot para mbrëmjes.
Por, nuk shkuan as dhjetë minuta kthehet i biri me vrap duke bërtitur:
- Baba e rregullova hartën, tani mund të shkojmë në park
Babai në fillim nuk besoi dhe kërkoi ta shikoj me sytë e tij. Por, kur e pa se i biri e kishte rregulluar me të vërtetë hartën, e pyeti i habitur.
- Si arrite ta rregullosh aq shpejtë hartën e botës?
- Shumë thjeshtë, u përgjigj i biri. “Në faqen mbrapa hartës së botës ishte figura e njeriut. Unë e rregullova njeriun dhe në këtë mënyrë u rregullua e gjithë bota.