Babai dhe i biri ishin duke ecur nëpër pyll.

Në një moment i biri pengohet dhe rrëzohet. Dhimbja ishte e shumë e fortë dhe ai filloi të bërtasë "ahhhhh"

Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali "ahhhhh"

I çuditur thirri "Kush jeni ju?"

E vetmja përgjigje që ai mori ishte: "Kush jeni ju? "

Kjo e zemëroi pa masë dhe ai bërtiti: "Ju jeni frikacak !"

Dhe zëri përsëri i përgjigjet : "Ju jeni frikacak !"

I hutuar shikoi të atin dhe i tha: “Çfarë po ndodh ?”

I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret: "Të dua shumë !"

Dhe zëri i përgjigjet : "Të dua shumë !"

Përsëri thërret: "Ju jeni i mrekullueshëm !"

Zëri i përgjigjet: "Ju jeni i mrekullueshëm !"

Djali u befasua, por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte .
Kështu që i ati filloi t’ia shpjegojë:
“Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta. Ajo të jep gjithmonë atë që ti jep, është si një pasqyrë që tregon veprimet e tuaja.

Nëse kërkon dashuri, duhesh të japësh dashuri !

Nëse kërkon mirësi, duhesh të japësh mirësi !

Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty, duhet të jesh ti i pari, i respektueshëm dhe i qetë !

Mos harro biri im: Ky ligj zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë, në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep !


Artikulli i kaluar
Rregullimi i botës